www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 SHBA: Ndizet debati mbi orgjinën dhe zhvillimin e jetës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: SHBA: Ndizet debati mbi orgjinën dhe zhvillimin e jetës   Fri Oct 17, 2008 2:47 am

SHBA: Ndizet debati mbi orgjinën dhe zhvillimin e jetës

29-09-2005



Në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një debat i gjerë se çfarë u duhet mësuar fëmijëve lidhur me origjinën dhe zhvillimin e jetës. Pjesa më e madhe e komunitetit shkencor mbështet teorinë e evolucionit, sipas të cilës, me kalimin e kohës, organizmat e gjalla kanë evoluar në organizma më komplekse. Por një numër drejtuesish të shkollave kanë shtuar një tjetër teori në programet e tyre shkollore, të quajtur “Krijimi inteligjent”, sipas të cilës organizmat e gjalla janë aq komplekse sa që një forcë inteligjente duhet të ketë ndërhyrë në krijimin e tyre.

Një çështje ligjore në shtetin lindor amerikan të Pensilvanisë mund të ndikojë në mënyrën se si mësohet shkenca në këtë vend. Çështja është nëse nxënësve të shkollave u duhet mësuar Krijimi Inteligjent si një tjetër alternativë ndaj Teorisë së Evolucionit. Richard Thompson, një avokat që përfaqëson bordin e shkollës që ka mbështetur Krijimin Inteligjent, beson se çështja ka të bëjë me lirinë për të paraqitur një alternativë tjetër ndaj teorisë së evolucionit, të Charles Darwinit.

“Është në kompetencë të bordit të shkollës për t’u krijuar mundësi nxënësve të njihen edhe me teori të tjera veç Teorisë së Darwinit”.- tha Thompson

Por drejtori për çështjet ligjore të shtetit, Vic Witold Walczak, thotë se futja e Krijimit Inteligjent në programet e shkollave është një përpjekje për të futur mësimin e fesë në shkollat publike.

“Qëllimi i disa rretheve lokale është që të kundërshtohet evolucioni dhe t’u mësohet fëmijëve një koncept fetar”.- tha Walczak.

Kundërshtarët e Krijimit Inteligjent, si Alan Leshner, Kryetar i Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës, thotë se kjo nuk është asgjë më tepër se sa shpjegimi biblik i krijimit të jetës por në një formë të re.

“Nuk ka asgjë shkencore në konceptin e krijimit inteligjent. Prandaj ne nuk shikojmë ndonjë justifikim që ai të mësohet në lëndën e shkencës. Kjo nuk është ndonjë alternativë ndaj evolucionit si shpjegim apo teori shkencore”.- tha Leshner.

Në vitin 1987, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi që në shkollat publike të mos mësohej versioni biblik i krijimit të jetës, sepse ai binte ndesh me ndalimin me kushtetutë të njohjes së një feje zyrtare.

Mbështetësit e Krijimit Inteligjent thonë se kjo teori nuk ka të bëjë me fenë. Ata argumentojnë se struktura komplekse e natyrës shpjegohet vetëm me ndikimin intelligjent. Mark Ryland i Institutit Discovery, mbështet fuqishëm idenë se evolucioni është një nga disa teoritë mbi krijimin e jetës.

“Sipas teorisë së Krijimit Inteligjent ne mund të diskutojmë në mënyrë specifike se si një forcë inteligjente mund të bashkëveprojë me natyrën dhe nga të dhënat mund të arrijmë në përfundimin se ka një lidhje inteligjente”.- tha Ryland.

Pjesa më e madhe e komunitetit shkencor, duke përfshirë edhe Alan Leshnerin, beson se evolucioni është një shpjegim i provuar se si organizmat e gjalla kanë ndryshuar dhe kanë evoluar për t’iu përshtatur ndryshimeve të mjedisit.

“Evolucioni është shumë më tepër se sa thjesht një besim apo një hamendje e qëlluar për shpjegimin e jetës. Në fakt ai është një konvergjim të dhënash nga shumë fusha të shkencës”.- tha Leshner.

Ndërsa shumë shkencëtarë nuk shohin ndonjë nevojë për teori alternative, rezultatet e një sondazhi të bërë këtë vit tregojnë se dy të tretat e amerikanëve mbështeisn idenë e mësimit të Krijimit Inteligjet në shkollat shtetërore. Mes tyre është edhe Presidenti George Bush, por ai mendon se vendimin duhet ta marrin vetë shtetet. 28 prej 50 shteteve amerikane po e shqyrtojnë një alternativë të tillë.

Pavarësisht se si do të vendoset për çështjen e Pensilvanisë, të dy palët janë dakord se Gjykata e Lartë do të jetë ajo që do të marrë vendimin përfundimtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
SHBA: Ndizet debati mbi orgjinën dhe zhvillimin e jetës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: