www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Kanceri çervikal - Sa vetëdije ka?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Kanceri çervikal - Sa vetëdije ka?   Fri Oct 17, 2008 2:47 am

Vaksinë për kancerin çervikal

Provat në të gjithë botën e një vaksine kundër kancerit çervikal, në qafën e mitrës, tregojnë se ajo duket se është 100 për qind efikase në parandalimin e fazave paraprake të sëmundjes - që shkakton vdekjen e një çerek milioni grash në të gjithë botën çdo vit.
Prodhuesit e vaksinës, Sanofi Pasteur and Merck, thonë se medikamenti, Gardasil, mund të ofrohet vitin e ardhshëm.

Ekspertët thonë se vendet e varfërra që nuk kanë programe kontrolli paraprak për gratë, do të jenë përfituesit më të mëdhenj nga vaksina.

80 përqind e vdekjeve nga kanceri çervikal ndodhin tani në vendet në zhvillim, ku është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri për gratë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
xheneta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

MesazhTitulli: Ti në Islam mos thirr!   Fri Oct 17, 2008 9:49 pm

Ti në Islam mos thirr!



“O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!” – Kur’an, 59:18



Shkruan: Avni Tafili




Ti je dëshmitar i gjendjes sate! Jo ti s’je dëshmitar për asgjë, ti di veç të tjerët me sy përçmues e poshtërues t’i vështrosh!




Ti që Allahun nuk e përkujton në vetmi! Ti që për Allah gjumin s’e prish! Ti që për Islam asgjë fare nuk shpenzon! Ti që kur Islami sulmohet, nuk ndjehesh i sulmuar derisa egoja jote nuk cenohet! Jo, ti mos thirr!



Jo ti thirr, por thirr në radhë të parë vetveten! Pastaj thirr familjen! Në shtëpinë tënde Allahu nuk adhurohet, e të tjerët që rrugëve vërtiten, i shikon me injorim! E ata do duhej të ishin të fundit që syri yt t’i kapte. Në shtëpinë tënde muzikë dëgjohet, e ftohet për largim nga të përkujtuarit e Allahut, e ti jeton bashkë me to, “i kundërshton”, por në Islam nuk i thërret! Mos më fol për daëvetin që bën në rrugë e në kafehane! Më trego se për familjen tënde ç’bëre!




Më thuaj, nëse je i martuar, e ke gruan të mbuluar? Po namaz bën? Po fëmijët me Islam t’i edukon? Jo, gruaja s’të dëgjon! Po, si të dëgjojë një njeri që ndaj gruas së vet është i ashpër, i pasjellshëm, i ngutshëm, nevrik dhe mendjemadh! Gruaja s’të respekton, përderisa ti s’di ta respektosh! Jo, udhëzimi është prej Allahut! Gjithsesi, prej Allahut është, por ti në udhëzim sinqerisht nuk thërret! Je urdhëruar të ftosh në Islam, por ti me butësi, urtësi e maturi nuk fton. Mos më gjej arsyetime, pasi arsyetimet në Islam quhen “gënjeshtra”. Thirr pra njëherë vetveten! Prapë: vetveten thirre!




Gruaja është zemra e Ummetit! Një shoqëria pa gra të vetëdijesuara e të integruara, ajo shoqëri është e gjymtë! Nuk ka ndryshim të gjendjes sate, përderisa ti nuk je në gjendje familjen tënde ta drejtosh! Përderisa gruaja nuk të beson e s’të bindet, ti s’ke as në fqinj të drejtë të predikosh. Predikon, kush tërë kohën predikon! Ky është predikues! Jo ti, që predikon vetëm kur të cenohet e drejta për të besuar. Po, njerëzit e këtillë në Islam thërrasin për dy arsye, dhe asnjëra s’është predikim; e para: të ushqesh egon dhe e dyta: kur egoja jote cenohet. S’ka arsye tjetër, për njerëzit që as në familje asnjë fije ndikimi s’kanë.




Atëherë, mos më fol për sinqeritetin, e as për besnikërinë, e as për qëndrueshmërinë! Po, mos më fol as për Islamin tënd! Jo, përderisa ti sokakeve vërtitesh poshtë e lartë, e përderisa ti tërë kohën në oborr të Xhamisë rrinë, e kohën fare pak e aspak me familjen s’e kalon, mos më thuaj se kush e çka je, se njihesh! Ti pretendon, por pretendimet tua nuk janë veçse fjalë boshe. Ti je dëshmitar i gjendjes sate! Jo ti s’je dëshmitar për asgjë, ti di veç të tjerët me sy përçmues e poshtërues t’i vështrosh. Po, sepse ti ashtu siç në Xhami hyn, ashtu del. Nuk ndryshon gjë në ty! Ti falesh, por zemra e ndërgjegjja s’të falet! Ti hesht, por zhurma e epshit të zemrës e lehtësia e mendjes desh e mendtë t’i qet!




Pa më thuaj se çfarë punon! Ti s’punon asgjë. Puna është e ndaluar. Po edhe shkolla është e ndaluar. Kur ta bësh ti fabrikën tënde, do të punosh! Po edhe kur ta çelësh shkollën tënde, mandej do të mësosh! Jo, ti punën s’e do, e shkollën hiç e më hiç! Po të ishe i punës, e po të ishe i shkollës, nuk do rrije tërë kohën nëpër rrugë me rrëmbim, por do rrije i mbyllur në shtëpi, duke iu lutur Zotit tënd! Por ti pak lutesh, edhe atëherë kur lutesh, s’ke shpresë në përgjigje. Jo, ti ndaj lutjes kundërvepron! E si ti thërret në fenë e Punës, në fenë e Diturisë, në fenë e Urtësisë, në fenë e Përgjegjshmërisë, kur ti as punën, e as diturinë, e as urtësinë, e as përgjegjësinë s’e ke! Thirr pra njëherë vetveten! Prapë: vetveten thirre!




Të ndëshkuar janë që të tjerët në Islam i thërrasin, ndërsa vetveten dhe familjen e tyre harrojnë! E dështuar do të jetë thirrja e tyre dhe të dëshpëruar ata që thirren prej tyre! Ti urdhëron për mirë, ndërsa familjen s’e di ku e ke. Ti urren çka tek të tjerët, e nuk urren a fare pak çka në vetvete e në familjen tënde. Po, thirrja jote është e ndëshkuar, sepse ti i bën të tjerët të dëshpërohen. Pengesë e Udhëzimit të Drejtë bëhesh. E s’ka pra njeri më dështak se ai që pretendon se të tjerëve ua do të mirën, ndërsa veten dhe familjen e le në baltë!




Ti ke përgjegjësi për vetveten. Ke edhe për gruan tënde. Për familjen tënde. Kur gruaja, vëllai e motra fillojnë këshillën tënde ta dëgjojnë e predikimin tënd ta respektojnë, atëherë fillo të pëshpëritësh për Islam! Jo ti justifikohesh: edhe në kohën e të dërguarve të Allahut, pat njerëz brenda familjeve të tyre të paudhëzuar. Po, ama, të Dërguarit e Allahut i thërrisnin tërë kohën, i këshillonin e i qortonin, e kur këshilla e qortimi s’kishte më dobi, atëherë largoheshin e shfajësoheshin prej tyre! Kur ato familjarë bëheshin mohues e kryeneç të vërtetë! E mbi ta binte edhe dënimi!




E ata, të Dërguarit e Allahut, ishin thirrës të njëmendtë, sepse ata ishin të sinqertë, të drejtë, të pastër, të qëndrueshëm, të urtë e durimtar! Mos më thuaj se këto cilësi i ke! Më thuaj, je shfajësuar prej familjes, kur në gjithçka të kundërshtojnë, edhe fenë ta injorojnë? Jo, assesi! E më thuaj, je larguar prej tyre? Jo, assesi! Ti s’je thirrës, ti shtiresh si të ishe thirrës! Nuk të ftoj të ndahesh prej familjes – edhe s’je prej atyre që ndahet, - por të thërras thirrës i njëmendtë e i virtytshëm të bëhesh! E thirrësi nuk dëshpërohet! Dëshpërohet ai që nuk mundohet, e nuk bën asgjë.




Jo, familja jote madje mund të jetë më e virtytshme se ti! Po namaz s’bëjnë. E çka të ndryshoi ty namazi, vallë! Po, s’agjërojnë. Po çka të solli ty agjërimi, vallë! Namazi të shmang nga punët e liga, më thuaj, ç’punë e ligë është për ty! E agjërimi të bën të ruajtur, e më thuaj, prej çka pra agjërimi të bën të ruajtur! Dije pra, se as namazi e as agjërimi nuk të bëjnë as më shumë e as më pak musliman e besimtar, përderisa ti nuk lufton me gjithë mend vetveten! E aq më pak thirrës në Islam!



Fëmijët muslimanë vdesin. Gratë muslimane cenohen. Burrat muslimanë mbyten. E ti vetëm pretendon!



Ki frikë Allahun, Ai di se çka mendon, ndjen dhe vepron.



Dijeni, o bijë të Islamit! Se nuk lëvdon kush, kur gjendja është e mjerueshme, veçse atij që diçka synon të rrëmbejë!




O Allah! Na udhëzo!

Ve ma et-teufik ila bilah

shkruar nga xheneta-Bufaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kanceri çervikal - Sa vetëdije ka?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: