www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumiForumi  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  IdentifikohuIdentifikohu  RegjistrohuRegjistrohu  
Share | 
 

 C'eshte psikologjija?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe



Numri i postimeve: 281
Registration date: 16/10/2008

MesazhTitulli: C'eshte psikologjija?   Fri Oct 17, 2008 12:49 am

pshye=shpirt dhe logos=shkence.

Por psikologjia eshte me shume se vetem nje shkence mbi shpirtin ,mbi jeten e mbrendeshme te njeriut.

Qka kuptoni ju me fjalen psikologjie?
PSIKOLOGJI f.
1. Shkenca që merret me studimin e dukurive
psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin
e ligjeve të veprimtarisë psikike.
2. Lënda që jep njohuritë e nevojshme të kësaj
shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto
njohuri. Teksti i psikologjisë. Doli «Psikologjia» e
re.
3. Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një
veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të
jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish;
tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a
të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror.
Psikologjia e punës krijuese. Psikologjia e
shkrimtarit (e artistit, e shkencëtarit, e punëtorit, e
fshatarit, e fëmijës, e plakut). Psikologjia e
borgjezit (e mikroborgjezit).
Të ngjashmit...të tërheqin më shumë
Arti i joshjes? Është po aq i lashtë sa edhe bota. Pavarësisht përpjekjeve për të deshifruar sekretet e këtij arti, mbetet gjithmonë diçka e paqartë, sidomos mekanizmat e atraksionit. Midis hulumtimeve mbi të fshehtat e tërheqjes, mbetet gjithmonë njëri që të çudit, joshja midis personave të ngjashëm. Në morinë e rasteve të studiuara, joshja që niset pikërisht nga ngjashmëria rezulton si më e forta dhe lidhja që ndodh pas saj si relativisht më jetëgjata. Por edhe krizat që mund të provojë, si më të fortat, krahasuar me çiftet e tjera. Midis të ngjashmëve gjithçka është shumëfish më e spikatur.

Psikologu anglez Ian-Pentonk-Voak , pohon se ngjashmëria që në pamje përbën elementin themelor të tërheqjes. Më pas është hetuar mbi pëlqimet, hobet, objektet që përdorin partnerët dhe gjithçka tjetër. Ka rezultuar se sa më shumë ngjashmëri të kenë partnerët në këto gjëra, aq më shumë shanse ka që tërheqja e tyre të bëhet më e fortë. Por ka një gjë. Tërheqja dështon, edhe pse ajo është prezent, tek çiftet të cilat nuk kanë ndonjë konsideratë për pamjen e tyre. Kështu për shembull nëse një person gjen një të ngjashëm, ai joshet, por nuk e vlerëson pamjen fizike të tjetrit, duke u nisur nga gjykimi i keq që ka në fakt edhe për pamjen e tij fizike. Ky është rasti i vetëm ku psikologët pohojnë se joshja dështon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 

C'eshte psikologjija?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: -