www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Lista e Kontrollit të Depresionit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Motraislam

avatar

Numri i postimeve : 97
Registration date : 17/10/2008

MesazhTitulli: Lista e Kontrollit të Depresionit   Sat Oct 18, 2008 1:00 am

Është normale që, herë pas here, të ndjeni disa nga këto simptoma, por po të ndjeni një numër të konsiderueshëm nga këto simtoma, për gjatë një periudhe dy – tre javore, mund të jetë tregues i prekjes suaj nga çrregullime depresive. Kjo listë kontrolli është një mjet që mund t’ju ndihmojë ju të kuptoni nëse keni nevojë të drejtoheni tek specialisti, për t’u këshilluar për shqetësimet që ndjeni.
Ju lutem vini re! Disa sëmundje të tjera dhe disa medikamente mund të shkaktojnë simptoma, të cilat ngjasojnë me simptomat e depresionit. Duhet të bëhet një ekzaminim i plotë mjeksor për të përjashtuar ndërhyrjen e sëmundjeve të tjera me simptoma të ngjashme.
Unë ndjehem i trishtuar.
Unë ndjehem shumë serioz (ndryshe nga zakonisht).
Unë jam i mërzitur.
Unë ndihem i vetmuar.
Në të vërtetë nuk ndihem i trishtuar, por “bosh”.
Nuk kam besim tek vetja.
Mua nuk më pëlqen vetja.
Shpesh ndihem i trembur, por pa e kuptuar pse.
Ndihem shumë i zemëruar dhe shpërthej menjëherë.
Unë ndihem fajtor.
Unë nuk mund të përqendrohem.
Në këtë periudhë e kam të vështirë të mbaj mend gjërat.
Unë nuk dua të marr vendime – është shumë e vështirë.
Ndjehem sikur jam në mjegull.
Unë jam shumë i lodhur, pavarësisht se sa fle’.
Ndjehem i frustruar për çdo gjë dhe nga çdo kush.
Unë nuk ndjej më kënaqësi.
Ndihem i pashpresë.
Unë gjithmonë futem në telashe.
Unë jam i shqetësuar dhe pa rehati. Nuk mund të rri i qetë.
Ndihem nervoz..
Ndihem i ç’organizuar. Koka sikur më sillet vërdallë.
Ndihem i vetëndërgjegjshëm.
Nuk mund të mendoj drejt - Truri im sikur nuk funksionon
Ndjehem i shëmtuar.
Më duket sikur nuk flas më – Nuk kam asgjë për të thënë.
Më duket sikur jeta ime nuk ka një drejtim.
Mendoj se jeta nuk ia vlen të jetohet.
Unë konsumoj alkool/marr drogë rregullisht.
E ndjej të gjithë trupin të ngadaltë – të fourit, të ecurit, të gjitha veprimet e mia.
Mua nuk më pëlqen të dal më me shokët.
Mua nuk më pëlqen të kujdesem për pamjen time.
Me raste, zemra ime rreh fort, nuk mund të mbushem me frymë dhe ndjej mpirje (si pickime me thumba). Pamja më turbullohet dhe më duket sikur do më bjerë të fikët. Këto ndjesi zgjasin pak momente, pastaj largohen, por unë rri me frikn se do më kthehen përsëri.
Nganjëherë më duket sikur po e humb veten.
Unë ndihem i ndryshëm nga çdo njeri tjetër.
Unë qesh, por Brenda jam i mërzitur.
Unë kam vështirësi për të fjetur, ose zgjohem natën dhe s’mund të fle’ më.
Oreksi më është pakësuar – ushqimi më duket pa shije.
Oreksi im është shtuar – Më duket sikur dua të ha gjatë gjith kohës.
Pesha ime është shtuar, ose ka rënë.
Unë kam dhimbje koke.
Unë kam dhimbje stomaku.
Më dhëmbin gjymtyrët (krahët dhe këmbët)
Kam neveri – më përzihet.
Jam i trazuar – më merren mendët.
Nganjëherë shikimi im duket i turbullt dhe i avashtë.
Unë jam i këputur, i pa takat, i plogësht.
Kam dhimbje në qafë dhe shpinë.
Kam dhimbje në kraharor – më duket sikur kam një peshë mbi kraharor.
Pra, nëse pas leximit të kësaj liste, ju rezulton se tek ju janë të prnishme një numër i konsideruar i këtyre simptomave, për më shumë se dy-tre javë, atëherë ju duhet të këshilloheni me një psikolog apo psikiatër. Duhet ta kuptoni se çdo vonesë në ndërmarrjen e një hapi të tillë është në dëmin tuaj. Depresioni është një çrregullim i përkohshëm, për të cilin duhet të merrni trajtimin e duhur, në mënyrë që të shëroheni. Në të kundërt rrezikoni seriozisht shëndetin dhe të ardhmen tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Lista e Kontrollit të Depresionit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Filozofi & psikologji-
Kërce tek: