www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 60 këshilla për bashkëshorten muslimane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

MesazhTitulli: 60 këshilla për bashkëshorten muslimane   Sun Oct 19, 2008 11:34 pm

> >60 këshilla për bashkëshorten muslimane
> >
> >1- Ti je borziloku i shtëpisë prandaj bëje burrin tënd që të ndjejë këtë
> >erë që në momentin e futjes së tij në shtëpi.
> >
> >2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbukuroji ato me lëvizje apo me
> >fjalë ji optimiste dhe bëji ato me zemër të mirë.
> >
> >3- Ji e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe
> >këmbënguljes ne mendimin tënd.
> >
> >4- Kuptoje gradimin e burrave mbi gratë me kuptimin e sheriatit dhe me atë
> >që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe
> >mospërfillje e mendimit të saj.
> >
> >5- Mos e ngre zërin dhe vecanërisht kur bashkëshorti ndodhet në shtëpi.
> >
> >6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas here se ai ju
> >shton juve nur,lumturi e ngrohtësi familjare." E a nuk rehatohen zemrat me
> >përmëndjen e All-llahut?"
> >
> >7- Duhet të jeshë shumë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të
> >zërë gjumi derisa ai te jetë i kënaqur prej teje. "bashkeshorti yt është
> >xhenneti yt ose zjarri yt"
> >
> >8- Të jesh ne këmbë dhe e gatshme në momentin e veshjes së rrobave të tij
> >dhe daljes nga shtëpia.
> >
> >9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të vecantë,
> >dhe ti zgjidhja rrobat.
> >
> >10- Ji korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetesën me të mira
> >dhe pa humbur kohë.
> >
> >11- Mos prit as mos mendo të thote më fal apo të kërkojë të falur me
> >cfaredo lloj mënyre as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se
> >kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë cështje që me të vërtetë është
> >për të kërkuar të falur.
> >
> >12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i
> >kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij.
> >
> >13- Mos u mbështet në atë se ai është i cili fillon gjithmonë i pari ne
> >kërkimin e kënaqësive të tij.
> >
> >14- Ji cdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij vetëm në raste
> >të rralla.
> >
> >15- Mos prit nga miresjellja jote me të asgjë, sepse shumica e
> >bashkëshortëve janë të zënë me punë, për këtë shkak ndodh mosshfaqja e
> >ndjenjave të tyre, dhe kjo ndodh pa dashje.
> >
> >16- Ji aktive në cështjet e tij dhe mos ji e ndërlikuar.
> >
> >17- Buzëqeshje të ëmbël të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në
> >momentin e kthimit të tij nga udhëtimi.
> >
> >18- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i
> >madhëruar.
> >
> >19- Mundohu të ndryshosh vashdimisht ne cdo gjë, në pamje, në fjalë e në
> >takimin tend me të.
> >
> >20- Moseksistenca e kthimit apo ngadalësia, në rastin e kërkimit te dickaje
> >nga ti, por përkundrazi kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe
> >shkathtësi.
> >
> >21- Ndryshojua vendin mobiljeve te tua perpara se ai të kthehet nga
> >udhetimi dhe bëje të ndjehet se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur.
> >
> >22- Kujdesu në drejtimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe
> >renditjen e cështjeve të rëndësishme.
> >
> >23- Mundohu të mësosh disa profesione grash e ti zbatosh ato sepse ti ke
> >nevojë për to në shtëpinë dhe dauen tënde, dhe kryerja e tyre te kujton se
> >je femër.
> >
> >24- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira ne
> >momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime veshëmbathje ose
> >dicka tjetër.
> >
> >25- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse
> >ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë,duke bashkuar ketu ndërmjet
> >bukurisë dhe thjeshtësisë.
> >
> >26- Rregulloje kryerjen e punëve te shtëpisë në pershtatje me orarin e
> >tij,dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë.
> >
> >27- Ji e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i
> >kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme.
> >
> >28- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën
> >e përshtatshme për të.
> >
> >29- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marrësh mendimin e tij në cdo
> >cështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e
> >cështjeve të kota.
> >
> >30- Mendo gjithmone për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta
> >paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme dhe
> >e tepruar.
> >
> >31- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas nje mungese të gjatë larg
> >shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjëndja e
> >vështirë.
> >
> >32- Nxiti fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit
> >nga udhëtimi apo nga puna, dhe kjo duke marrë parsysh moshën e fëmijëve.
> >
> >33- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga
> >puna, te ngritjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë
> >të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek Babai i tyre.
> >
> >34- Mos ndërhy në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga
> >babai i tyre me asgjë.
> >
> >35- Kujdesu ne forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre
> >sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga
> >punët.
> >
> >36- Bëje të ndjehet se: mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote
> >është e lehtësuar për shkak të duasë e bërë nga ai, dhe nga marrja e
> >mendimit të tij në cështje që u përkasin fëmijëve.
> >
> >37- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve,
> >sepse edukimi i fëmijëve do te marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet
> >sipas moshës së tyre,sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas
> >dore edukimin e fëmijëve.
> >
> >38- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë të lehtë dhe të
> >pranueshme për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe
> >vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të
> >përsëritet më.
> >
> >39- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në vecanti në kohën e
> >pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë
> >së tyre në gjëra të dobishme.
> >
> >40- Ji shoqe e ngushtë e vajzave të tua dhe ji në dijeni per cdo ndryshim
> >që ndodh në trupin e tyre në cdo faze moshe.
> >
> >41- Ndihmoje vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e
> >saj në dije edukuese.
> >
> >42- Mundohu te barazosh mundin tend ndermjet; kërkesave të burrit dhe
> >fëmijëve të punës dhe shtëpisë.
> >
> >43- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim
> >ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty
> >dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur.
> >
> >44- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke ju bërë dhurata
> >në raste të vecanta, e nxite atë që t’I vizitojë të afërmit e tij edhe
> >sikur ai mos të interesohet për ta.
> >
> >45- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, e
> >mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi ji e kujdesshme
> >dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë.
> >
> >46- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të vecanta dhe ruaji ato.
> >
> >47- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në
> >cdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull,
> >mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për
> >dicka të tillë.
> >
> >48- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia por prite me fjalë të
> >ëmbla duke i vënë në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se
> >ndodhja e tij në shtëpi është krenari për ty.
> >
> >49- Mos prit që ta shprehë më fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë
> >problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të
> >para.
> >
> >50- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë cështjet më të
> >rendësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgjegjësi.
> >
> >51- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në dauen tende apo ne
> >profesionin tënd.
> >
> >52- Dije se është e drejta e tij të dijë cdo gjë që ai don nga puna jote
> >dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe
> >motrave.
> >
> >53- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është dicka e
> >rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje
> >qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj
> >në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur.
> >
> >54- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daues
> >apo e profesionit tend.
> >
> >55- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se
> >puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës
> >së tij.
> >
> >56- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët por kujto gjithmonë cilësitë e
> >mira që ai ka.
> >
> >57- Mëso fikhun e daues sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe
> >zgjuarsi ndërmjet
> >
> >femrave,në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e
> >duhur dhe pa humbur kohë.
> >
> >58- Ji në dijeni të gjendjes ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave,
> >që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të
> >përshtatshme për to.
> >
> >59- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, ti thërrasësh zemrës
> >përpara mendjes, e ti thërrasësh mendjes perpara zemrës në raste të vecanta
> >dhe kjo varet sipas natyrës së femrave.
> >
> >60- Kujdes mos ta mundosh veten tej mase duke i shtuar punet dhe
> >pergjegjesite vetevetes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të
> >ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd.
> >
> >Dhe ne fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se
> >ne kemi më shumë nevojë në ndihmën e All-llahut.
> >'
> >Selman el - Awde
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
60 këshilla për bashkëshorten muslimane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: