www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Femra e cila iu përngjanë meshkujve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Femra e cila iu përngjanë meshkujve   Fri Oct 24, 2008 7:34 am

Në kohën tonë është shfaqur një lloj i femrave që e kanë kundërshtuar natyrën në të cilën i ka krijuar Allahu i Lartësuar.

Këto femra veprojnë cilësi të cilat nuk i përshtaten natyrës së saj në të cilën e ka krijuar Allahu për ta dalluar prej natyrës së mashkullit. Këto lloj femrash pretendojnë se janë bërë si meshkujt në administrimin e punëve, lirisë së të vepruarit, në përballimin e cështjeve të jetës, të bëjnë konkurencë për punë, të futen në sferat të cilat nuk i kanë hije një femre e që janë të posacme vetëm për meshkujt.

Ky lloj i femrave është përballur me shqetësim, dhe dëshpërim të madh, kjo është bërë shkak në kaplimin e problemeve psiqike dhe trupore. Kjo i ka shqetësuar edhe meshkujt, të cilët urrejnë që të bëjnë konkurencë me meshkujt, e si qëndron puna me femrat?!

Ka ardhur premtim i rëndë, kërcënues për atë që e kundërshton natyrën e saj, e ‘braktisë’ gjininë e saj, përngjanë me meshkujt në veshje, pamje, karakter sjellje dhe veprim. Është vërtetuar në sahih (të Buhariut) nga Ibni Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “I ka mallkuar i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ata meshkuj të cilët iu përngjajnë femrave dhe ato femra të cilat iu përngjajnë meshkujve.” (Buhariu)
Transmetohet prej Ibni Abbasit se ka thënë: “I ka mallkuar i Dërguari i Allahut ata meshkuj të cilët femërizohen dhe ato femra të cilat burrërohen” (Buhariu)
(Burrërimi i femrave ka për qëllim ato femra të cilat përgjasojnë me meshkujt në veshje pamje, ndërsa në dije dhe mendim, kjo është e lavdëruar.)

Transmeton Selim bin Abdullahi nga babi i tij se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Tre njerëz nuk i shikon Allahu në ditën e kijametit: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet)" (Nesaiu)

Prej haditheve që u thanë kuptohet se përgjasimi me meshkujt është mëkat prej mëkateve të mëdha, Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të përgjasuarit e femrës me meshkujt në veshje, ecje, ose në dicka është prej mëkateve të medha.”

Është e përzënë nga mëshira e Zotit të botëve, e mallkuar nga gjuha e të Dërguarit të Allahut, nuk e shikon Allahu në ditën e kijametit me shikimin mëshirues, nuk hyn në xhennet, është mëkat i madh, është krim i shëmtuar dhe nuk e falë Allahu vetëm nëse pendohet me pendim të sinqertë.

Allahu i Lartësuar iu ka ndaluar femrave muslimane që të lakmojnë të jenë si meshkujt, gjithashtu dhe meshkujt i ka ndaluar që të lakmojnë të jenë si femrat. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave iu takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu iu takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për cdo send.” (En Nisa: 32)

Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Do të thotë: Në cështjet e dynjasë dhe të fesë, kështu ka thënë Atae bin Ebi Rabah: Ka zbritur për të ndaluar të lakmuarit e asaj që ka filani, dhe për të ndaluar lakminë e grave që të jenë meshkuj dhe të luftojnë” (Ibni Xherir).

“Burrave iu takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu iu takon hise nga ajo që fituan ato.” Cdo njërit i takon shpërblimi i tij në bazë të punës nëse për mire, mire, nëse për keq, keq. Kjo është thënia e Ibni Xherir.

Më pas Allahu i ka udhëzuar në atë që i përmirëson “Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për cdo send” do të thotë: Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë sepse kjo është cështje vendimtare, që do të thotë se të lakmuarit nuk sjellën dicka por kërkoni nga të mirat e Mia (Allahut) që t’ju jap se Unë jam bujar dhe dhurues.”

Perktheu: Merita Rexha

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Femra e cila iu përngjanë meshkujve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: