www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Biseda rreth hixhabit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
avatar

Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

MesazhTitulli: Biseda rreth hixhabit   Mon Oct 27, 2008 12:19 am

Biseda rreth hixhabit

E diele 07 shtator 2008


''Aq shumë jam e lodhur...''


''E lodhur prej kujt?''

''Prej asaj që njerëzit të më akuzojnë.''

''Kush të akuzon?''

''Për shembull, ajo gruaja…çdo herë kur ulem me të më flet se si duhet ta vejë hixhabin.''

''Oh, hixhabi dhe muzika….tema kryesore…''

''Po! Dëgjoj muzikë dhe ende jam pa hixhab, haha!''

''Ndoshta vetëm të ka këshilluar.''

''Nuk kam nevojë për këshillën e saj. Unë e njoh fenë time. Le të shikon ajo punën e saj.''

''Ndoshta nuk e ke kuptuar...ka provuar me qenë e dashamirëse.''

''Do të ishte dashamirëse sikur ti shikonte punët e veta.''

''Por ajo e ka obligim që të nxit në vepra të mira.''

''Më beso, ajo aspak nuk ishte nxitëse...dhe çka mendon me atë '' të mirë''?

''Po ta vësh hixhabin, kjo do të ishte mirë ta bësh.''

''Kush thotë?''

''Po Kur'ani urdhëron, apo jo?''

''Pooo...më ka cituar diçka.''

''E ka përmendur suren Nur dhe disa ajete prej Kuranit.''

''Po, por kjo nuk është me rëndësi..Ti ndihmosh njerëzit dhe ta kryesh namazin është më me rëndësi.''


''E sigurt se është me rëndësi…por gjërat e mëdha fillojnë me të voglat.''


''Kjo është ashtu… por nuk është me rëndësi çka njeriu vesh, me rëndësi është të kesh zemër të mirë dhe të shëndosh.''

''Do të thotë, nuk është me rëndësi çka veshë?''

''Pikërisht ashtu mendoj.''

''Po pse atëherë në mëngjes i kalon një orë duke u rregulluar?''

''Në çka mendon ashtu?''

''Harxhon parat në kozmetik, mos ti përmend të tërat që i ke harxhuar në frizura dhe dieta të ndryshme.''

''Ani...?''

''Po ti thua se pamja nuk është e rëndësishme.''

''Jo, thash se në fe nuk është aq me rëndësi se a mbaj hixhab.''

''Po nëse nuk është aq me rëndësi, pse atëherë është përmend në Kur'an?''

''Po e din se nuk mund ta pasoj të tërën që është përmendur në Kur'an.''

''Donë të thuash, Allahu diçka urdhëron, ti atë nuk e bënë dhe nuk është me rëndësi?''

''Po, por Allahu është i Mëshirshëm.''

''Allahu u fal atyre që janë të nënshtruar dhe të cilët nuk këmbëngulin në mëkat.''

''Kush thotë ashtu?''

''Ku shkruan ajo?''

''Shkruan në të njëjtën libër e cila të urdhëron që të mbulohesh.''

''Por nuk më pëlqen hixhabi, ai aq shumë më shtrëngon...''

''Ndërsa losionet, karminat, maskarait dhe të gjitha kozmetikët tjera të vrazhda të lirojnë? Si pikërisht e definon ti lirin?''

''Liri është të bësh çfarë dëshiron.''

''Jo. Liri është të veprosh vepra të mira, e jo gjëra që ne i dëshirojmë.''

''Dëgjo, kam njohur aq shumë gra të mira të cilat nuk mbajnë hixhab, por edhe shumë të këqija që mbajnë atë.''

''Ani çka? Ka shumë njerëz që janë shumë të mirë, por janë alkoolist... do të thotë të gjithë duhet të bëhemi alkoolistë?''

''Ky është krahasim i marrë.''

''Nuk dëshiroj të bëhem ekstremist apo fanatik fetar…nuk jam e mbuluar dhe mendoj se kjo është OK.''

Po ti atëherë qenke fanatik sekular…ekstremiste në pa-dëgjueshmëri ndaj Allahut.''

''Por ti nuk kupton…nëse unë mbulohem si do të martohem?''

''Do të thotë të gjitha këto vajzat e mbuluara asnjëherë nuk do të martohen?''

''Ok! Themi se unë martohem dhe bashkëshortit tim nuk i pëlqen që unë jam e mbuluar dhe dëshiron të zbulohem?''

''Çka nëse bashkëshorti yt kërkon që të plaçkitni bankën?''

''Kjo veç është relevante. Plaçka është krim.''

''Që mos ti nënshtrohesh Krijuesit nuk është krim?''

''Por si do të punësohem atëherë?''

''Do të punësoj ndonjë firmë e cila i respekton njerëzit ashtu siç janë.''

''Por jo më…jo pas 9/11.''

''Po, edhe pas 9/11. A nuk e dinë atë Hanen e cila sapo është regjistruar në shkollën e mjekësisë dhe atë tjetrën…si e ka emrin…ajo e cila mban çdoherë mbulesë të bardhë…hmmm.''

''Jasmina?''

''Po, Jasmina. Sapo e ka përfunduar MBA, e tash është në GE.''

''Po pse ta kufizojmë fenë në një copë veshje?''

''E pse ti e kufizon gruan në rëndësinë e karminave dhe këpucëve me take të larta?''

''Nuk mu përgjigje në pyetje?''

''Në brendësi, po. Hixhabi nuk është vetëm copë veshje. Kjo është nënshtrim ndaj Allahut në kushte të vështira. Kjo është trimëri, fe e aksione të vërteta të gruas…e jo mëngët e tua të shkurtra, pantallonat e shkurtër…''

''Por kjo është ajo që quhet modë…mos ti jeton në kafaz ndoshta? Pikë së pari, hixhabin e ka shpikur burri i cili në atë mënyrë dëshiron ta kontrolloj gruan.''

''Vërtet? Nuk e kam ditë se burri me veshje e kontrollon gruan?''

Pikërisht ashtu mendova.''

''Por çfarë është me ato gra që luftojnë me burrat e tyre vetëm e vetëm ta mbajnë hixhabin? Çfarë me gratë në Francë që burrat i detyrojnë të zbulohen? Çka thua për këtë?''

Po, kjo është diçka tjetër…''

''Çka është tjetër? Po edhe ajo që të ka thënë të mbulohesh është edhe vetë grua, apo jo?''

''Po, por...''


''Por moda të cilën e sponzoron dhe dizajnon burri të liron a? Po lere...burri nuk mund ta kontrolloj veshjen e gruas.''

''Mirë, më lejo të përfundoj atë çka mendova.''

''Çka mendove? Ke menduar se burri e kontrollon gruan me hixhab?''

''Po, ashtu është.''

''Po thuaj pikërisht si?''

''Po duke kërkuar prej saj se si dhe çka të vesh, marri!''

''PO ato TV-t, revistat e ndryshme dhe filmat nuk të imponojnë çka dhe si të vishesh?

''Natyrisht, por ajo është modë.''

''Po ajo a nuk është kontroll? Të shtypin për arsye së donë ta promovojnë se çka të veshësh?''

Heshtje.

''Jo vetëm se të kontrollojnë ty, por kontrollojnë tërë qendrën tregtare.''

''Çka po mendon me këtë?''

''Po mendoj në atë se të flasin se si duhet të jesh e dobët dhe pa oreks si femrat në faqet kryesore të revistave, dhe i cili e dizajnon është pikërisht mashkull që ti shet prodhimet e veta.''

''Nuk po kuptoj çfarë ka kjo me hixhabin?''

''Ka lidhje kjo me hixhabin. A nuk po e sheh? Hixhabi është kërcënim për konsumatoret, grave që harxhojnë me miliona dollar që të jenë të dobëta dhe ti plotësojnë standardet të cilat i ka montuar mashkulli, po këtu është Islami i cili thotë se duhet ti largohesh të kotave dhe ti përqendrohesh shpirtit tënd, jo në pamjen tënde dhe jo të brengosesh aq se çka mashkulli mendon për pamjen tënde.''


''Po çka nëse nuk kam të blej hixhabin… a nuk është edhe hixhabi prodhim?''

''Po është prodhim, prodhim i cili të liron prej dominimit të tregtisë së mashkullit.''

''Mjaft më mençurove! NUK DUA TË MBULOHEM! Ajo është jo e mirë, e vjetër dhe aspak nuk i përshtatet kësaj shoqërie…bile unë jam 20 vjeçare, ende jam shumë e re që të mbaj hixhab.''

''Mirë. Thuaja këtë Zotit tënd kur ta takosh në Ditën e Gjykimit.''

''Mirë!''

''Mirë.''

Heshtje.

''Hesht nuk dua më të dëgjoj tregimet për hixhabin , nikabin....!''

Heshtje.

Shikonte vetën në pasqyrë, e lodhur në dialogun me vetveten e saj tërë kohën. Arrit që ti qetësoj zërat në kokën e saj, me bindje se si korri sukses në atë grindje dhe se ka fituar modën të cilën e pranon shoqëria, por e cila e ka gjuajtur fenë e saj:

Po pronësinë e saj, po edhe flokëve të shpeshta, por jo edhe hixhabit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Biseda rreth hixhabit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: