www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Gjumi ......

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Gjumi ......   Thu Oct 30, 2008 3:11 am

Pothuajse gjdo natë, të njejten kohë, ju shihni oren, filloni të pregatiteni për të fjetur. Shtriheni ne krevat, me drit shkymyn dhe symbyllur prisni qe ndjenjat e pergjumjes t'u perfshijn dhe t'u coje ne ate gjendje ku ju do të kaloni rreth 8 orë gjumë. Afersisht një të treten e jetes suaj e kalni ne gjumë, kjo do të thot rreth 25 vjet. Ju thjesht e konsideroni gjumin si një të vertet të pashmangshme, perderisa ju flni pak a shumë rregullisht gjdo ditë.

Dy tipet e gjumit

për her të pare u emrtuan me 1953. Ky ishte viti kur eugene Aserinsky dhe Nathanait Kleitman të Cikagos njoftuan se periodikisht gjat gjumit syte levizon shumë shpejt, lart e posht nen kapake. Ky aktivitet i quajtur LSHS(levizje e shpejt e syve) tregonte një tip gjumi qe ishte shumë aktiv, krahasuar me atapat e tjera me pasive të gjumit, të quajtura gjumi me LJSHS(levizje jo e shpejt e syve). Deri ate koh shumica e shkenctareve e kishin konsideruar gjumin si një fenomen plotesisht pasiv.
Etapt e gjumit me LJSHS- regjistrimi i aktivitetit të valeve trurore quhen elektrocefalogram (EEG), kto tregojn se ka kater etapa të veqanta të gjumit nganjeher keto quhen gjumi me vale të ngadalshme ose gjumi klasik, meqe kjo është idea klasike për ate çka është gjumi. Kur biem të flejm çdo natë kalojme neper kater etapat e gjumit LJSHS, quhen etapat 1, 2, 3 dhe 4.
Etaoa 1- është kalimi nga shtedosja të gjumi i plakte. EEG-ja karakterizohet nga aktiviteti theta" duke pasur një frekuenc prej 4-6 Hc. Personi qe fle është e pergjumje dhe munde të kete imazhe pamore qe gjaje me teper me halucinacione se sa me endrra syhapur. Ai mund të zgjohet me lehtesi dhe munde të ndikohet nga nxites të jashtem si p.sh. je telefon qe tingellon.
Etapa 2- permban poashtu tinguj "theta" dhe karakterizohet nga boshte gjumi, qe jane shperthime të shkurta valesh prej 12-14 Hc. Ne rreth 50% të gjumit e kalojm ne etapen 2.
Etapa 3- munde të permbaje ende boshte gjumi por gjithashtu fillon të shfaqe aktivitete delta.
Etapa 4- e quajtur shpesh gjumë i thelle. Ne kalojm afersisht 15% të gjumit tone ne etape 4. është shumë e veshtir të zgjosh dike ne kete etap dhe kur e bejm kete, personi ka prirjen të jete si i keputur dhe nuk funksionon plotesisht. të folurit ne gjumë, të ecurit ne gjumë, trembja natën, urinimi ne shtrat të gjitha ndodhin kryesisht gjate etapes 4.

Karakteristika të caktuara jane të zakonshme ne gjumin me LJSHS, syte munde të levizin ngadal nga njera ne tjetren. Ritmi i zemres ngadalesohet tensioni i gjakut ulet pak, frymemarrja është e ngadalshme dhe e rregullt (ne ket koh ndodh gerhitja).

Gjumi me LSHS- gjumi me levizje të shpejt të syve, shpesh quhet gjumi i endrrave, gjumi aktiv ose gjumi paradoksal, sepse këtu ndodh enderrimi. Syt levizin shpejt lart e posht. Ritmi i zemres behet i ndryshueshem. Ka levizje periferike të fytyres dhe gishtave, por jo muskujt e medhenje jane plotesisht të paralizuar. Duke i pare keto tipare ne arrijm ne perfunim se gjumi me LSHS është vertet një gjendje aktive e fjeturit.
gjumi LSHS konsiderohet si gjumi i endrrave meqe pjesa me e madhe e enderrimit ndodh ne ket etape. william C. Demetri ne një studim njoftoi se personat kujtonin endrrat deri ne 83 % të rasteve. Ndersa kur zgjoheshin nga gjumi me LJSHS ata mund të tregonin endrra vetem ne rreth 14% të rasteve.
[align=center]

Modelet kohore të gjumit

Ndonese egzistojn ndryshime të medha, shkennctaret kane zbuluar se shumica e njerezve paraqesin një model të perbashket të fjetjes, gjat gjith jetes se tyre. I posalinduri fle deri ne 16 orë ne ditë, zakonisht ne seansa të shkurta të shperndara neper 24 oret. Ne moshen 2 deri 5vjecare, femijet flejne rreth 11ore ne dit, duke perfshire edhe një sy gjumë prej një orë gjate dites. Gjate moshes 6 deri16 vjecare koha e pergjithshme e gjumit shkon nga mesatarja 11ore ne rreth 8 orë për natë dhe mbetet ne rreth 8 orë gjate pjeses me të madhe të moshes se rritur.
_________________

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Gjumi ......
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Filozofi & psikologji-
Kërce tek: