www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Prindi dhe fëmija inatçi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Prindi dhe fëmija inatçi   Fri Nov 07, 2008 1:44 am

Inati është dukuri e njohur në sjelljen e disa fëmijëve. E refuzojnë atë që urdhërohen apo këmbëngulen në ndonjë sjellje. Inati i tij dallohet me vazhdueshmëri dhe me mosshmangien nga ajo edhe në rast të dhunës. Ndodh që për një periudhë të shkurtë apo periodë kalimtare, apo është mostër i vazhdueshëm apo cilësi e përqendruar, apo sjellje dhe personalitet i fëmijës.

Kur fillon inati?

Inati është dukuri e sjelljes që fillon në periudhën e herët të jetës. Fëmija para dy viteve nuk i paraqiten shenjat e inatit në sjelljen e tij, sepse ai mbështetet krejtësisht te nëna apo te dikush tjetër që ia plotëson nevojat e tij. Kështu që qëndrimi i tij është i cilësuar me asnjanësi dhe mbështetje; zhdërvjellëti dhe nënshtrim i pjesshëm.

Inati e ka periudhën e parë: është periudha kur aftësohet fëmija të ecë e të flet e deri para moshës trevjeçare, apo pas pasi t’i plotëson dy vitet e para. Kjo paraqitet si rezultat i ndjenjave të tij për pavarësi, si rezultat i rritjes së parafytyrimeve mendore. Kështu inati lidhet me ato që i qarkullojnë në mendje nga fantazitë dhe dëshirat.

Periudha e dytë: është inati në periudhën e pubertetit, sa që vjen inati si shprehje e ndarjes nga prindërit. Mirëpo në përgjithësi dhe me kalim të kohës, fëmija, apo adoleshenti e zbulon se inati dhe sfidimi nuk janë rrugë e drejtë për t’i realizuar kërkesat e tij. Fillon t’i mëson sjelljet shoqërore të ndërsjella në marrëdhënie mes njerëzve. E kupton se të ndihmuarit dhe mirëkuptimi i hapin horizonte të reja në përvojë dhe eksperienca të reja, veçanërisht nëse janë prindërit që sillen me fëmijën me përkushtim dhe mirëkuptim që ia hapin derën e dialogut me të duke pasur mëshirë të vendosmëri.

Inati ka forma të shumta:

Inat me planifikim dhe me vullnet:

Ky inat duhet të nxitet dhe të kultivohet, sepse është lloj i planifikimit. E shohim se fëmija këmbëngul në përsëritjen e orvatjeve të tij si me këmbëngul në orvatjen për ta rregulluar ndonjë lojë. Kur të dështon, bërtet për të vazhduar orvatjen e tij.

Inati me humbje të vetëdijes:

Bëhet me këmbënguljen e fëmijës në dëshirën e vet pa shikuar në pasojat të shkaktuara nga ky inat. Ky është inat i çmendur. Ngjan p.sh. në rast kur fëmija dëshiron të përfundon shikimin e ndonjë filmi pa marr parasysh orvatjen e nënës tij ta bindë të flejë që të mund të zgjohet në mëngjes për të shkuar në shkollë.

Inati me vetveten:

E shohim fëmijën orvatet të bën inat me vetveten dhe e ndëshkon. Kështu gjendet në përleshje të brendshme me veten e vet. Ndodh që fëmija të mbushet me mllef prej nënës së vet dhe e refuzon ushqimin duke mbetur i uritur me gjithë orvatjet e nënës tij për t’i servuar ushqim. Ai mendon me këtë vepër se po e ndëshkon veten duke mbetur i uritur.

Inati me çrregullim të sjelljes:

Fëmija dëshiron të kundërshtojë, të refuzojë të tjerët dhe kështu e bën shprehi dhe mjet të vazhdueshëm që e ngulit duke e bërë cilësi të përhershme të personalitetit të tij. Në këtë rast ka nevojë për këshillim me ndonjë të specializuar në këtë fushë.

Inati fiziologjik:

Disa nerva të muskujve të trurit si llojet e prapambeturis logjike, mund të paraqitet fëmija me paraqitje të inatçiut negativ .

Shkaqet e inatit:

Inati sikurse është ves i dëshiruar në praktikën e vet natyrore kur nuk është i tepruar në të – që nga çështja e saj e ka që të vërteton përpikërinë me veten te fëmijët. Nga shkaqet e saja janë:

• Urdhrat e të mëdhenjve.

Ndonjëherë edhe nuk janë të qëlluara sa që shpijnë në pasoja negative dhe e çojnë fëmijën të bën inat si reaksion si hakmarrje ndaj prindit që e ka detyruar ta bën ndonjë gjë pa dashjen e tij. Si me insistuar nëna që fëmija të veshë manto të rëndë që ndoshta e pengon në lëvizjet e tij gjatë lojës, ndoshta edhe i shkakton edhe mossukses në gara me shokët e tij, apo (nëna insiston) të ketë ngjyrën e ndryshme të rrobave nga ata të shkollës, kjo i shkakton ngacmim në ndërgjegjen e tij në shkollë dhe për këtë shkak ai e refuzon rrobën e vet, a familja nuk i kanë marr vesh këto kontraste.

• Përngjasimi me të mëdhenjtë.

Ndodh që fëmija të anon ka planifikimi në mendimin e tij duke u përngjasuar me babai apo nënën e vet.

• Dëshira e fëmijës për vetëbesim (mbështetjen në veten e vet).

Fëmija kalon nëpër disa periudha të rritjes psikike dhe atë kur shfaqen te ai shenja të inatit pa teprim, ajo jep isharet për periudhën e rritjes. Kjo e ndihmon fëmijën të vendos dhe të zbulon vetveten dhe fuqinë e vet në ndikim. Me kohë ai do të kupton se inati dhe sfida nuk janë metoda të drejta për t’i realizuar kërkesat.

• Ndërhyrja e vazhdueshme nga ana e prindërve me mungesë të vitalitetit në marrëdhënie. Fëmija e refuzon shprehjen e thatë dhe i pranon shprehjet e buta, anon kah inati me orvatje të ndërlidhë lëvizjet e tij dhe ngurrimi nga shmangia e gjërave që ai i dëshiron pa u orvatur me bindë atë.

• Mbështetja.

Ndodh që të shfaqet inati si reaksion kundër mbështetjes së tepërt në nënën e tij, apo te edukatorja, apo te shërbëtorja.

• Ndjenjat për dobësim

Ballafaqimi i fëmijës me vështirësi, ndjenjat e tij për përvojë, apo ndeshja e tij me vështirësi, apo ndonjëherë dështimi i kohëpaskohshëm, e bëjnë inatin mjet për të ndier dobësim, frustracion e plogështi.

• Furnizimi dhe të përgjigjurit të inatit

Përmbushja e kërkesave të fëmijës dhe plotësimi i dëshirave të tij si rezultat i inatit të tij e mëson të ketë sjellje inati dhe kështu inati kultivohet te ai. Kështu inati bëhet metodë që ia mundëson realizimin e dëshirave të tija.

Si të sillesh me fëmijën inatçi?

Pedagogët thonë: shpesh janë baballarët dhe nënat shkak në ngulitjen e inatit te fëmijët. Fëmija lind dhe nuk di asgjë nga inati. Nëna sillet me fëmijët e saj me dashuri dhe e parafytyron se prej edukatës është mosrealizimi i çdo kërkese të fëmijës në rastin kur fëmija këmbëngul në dëshirën e vet. Në këtë gjendje preferohet:

1 – Largim nga detyrimi i fëmijës në respektim dhe strehim në marrëdhënie të buta dhe fleksibile në atë vend. Inati i vogël, mundemi ta largojmë shikimin nga ai dhe t’i përgjigjemi atij fëmijës për atë që ai dëshiron, pasiqë realizimi i dëshirës së tij nuk sjell dëm derisa të jetë kjo dëshirë në kufijtë e konsideruar.

2 – Me angazhuar fëmijën me diçka tjetër duke i përkrahur nëse është i vogël, duke diskutuar me të me mirëkuptim me të nëse është i madh.

3 – Dialog shtytës bindës të mos lihet për më vonë dhe kjo është prej metodave më të suksesshme kur paraqitet qëndrimi i inatit se nëse prolongimi i dialogut për kohë tjetër e bën fëmijën të ndjen se ai e ka ngadhënjyer betejën pa aspekt të vërtetë.

4 – Ndëshkim në rastin e inatit menjëherë me kusht të njihet lloji i ndëshkimit që përputhet me këtë fëmijë. Sepse lloji i dënimit dallohet në ndikimin e fëmijës prej fëmijës tjetër. Për shembull dënimi me privim, apo ndalesë për të dalë jashtë, apo ndalesë për të përdorur ndonjë gjë e dashur te fëmija. Këto mund të japin fryte te fëmija, e te ndonjë jo!!! por, mos e përdor metodën e goditjes, nënçmimit, se ajo nuk është e përshtatshme, por ajo e bën të ndjen dobësi dhe të brengoset.

5 – Mos afrimi i kërkesave tona kah fëmija në atë mënyrë që të ndjen se ne presim t’i refuzon ai, se kjo ia hap rrugën përpara që mos tu përgjigjet kërkesave tona e të bën inat.

6 – Mos me cilësuar me inat para tjerëve, apo me krahasuar me fëmijë tjerë si me thënë: Ata nuk janë inatçi si ti.

7 – Lavdëroje fëmijën tënd kur të jetë i mirë, apo kur të shfaqë ndonjë gjest të mirë në çdo sjellje dhe mu bë praktike në përkufizimin kërkesave tua.

Në fund duhet ditur se sjellja me fëmijën inatçi nuk është lehtë. Ajo kërkon urtësi dhe durim, mos me humb shpresën dhe mos të dorëzohet situatës.

Dr. Dua’ El-Adevi

Përshtati: Ali Shaban Tanusha


Dr. Dua’ El-Adevi,
21.1.2007

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Prindi dhe fëmija inatçi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: