www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Jam e zhgënjyer dhe e lënduar, më këshilloni!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Jam e zhgënjyer dhe e lënduar, më këshilloni!   Sat Nov 08, 2008 12:15 am

Shkruar nga Lena


Pyetje:
E kam një problem që s’po mund ta rregulloj kurrsesi. Kam shkuar me një burrë
të martuar dhe tani jemi ndarë. Unë isha shumë e dëshpëruar pasi që isha
e ndarë nga një lidhje.
Mësova ta fali vetëm sabahun dhe çdo herë e lusja Zotin që të ma hiqte atë
mashkull nga zemra dhe të më takonte me burrin që ma kishte caktuar për fat.
Pas një viti unë u njoha me një burrë që ishte i martuar dhe filluam lidhjen tonë.
Duke e pasur parasysh që feja jonë e lejon martesën me më tepër se dy gra dhe
kohën e gjatë që unë isha lutur që ta takoja fatin tim, mendova se ky njeri ishte
ai që unë e kisha fat dhe i besova atij. Mirëpo pas 7 muajsh u ndamë. Tani jam
shumë e lënduar dhe e zhgënjyer.Ju lutem, ma jepni mendimin tuaj!


Përgjigje:
Motër muslimane!Nuk ka dyshim se e gjithë feja e Allahut është për të mirën e njeriut dhe është në interes të tij që t’i përmbahet me përkushtim të plotë udhëzimeve islame. Në momentin kur shkelet ndonjë dispozitë e Sheriatit, duhet të përgatitemi për pasojat e mundshme që i rezulton ajo shkelje.
Është fat i mirë që keni filluar ta falni namazin e sabahut, por pa humbur kohë, filloni me kryerjen e të pesë kohëve të namazit.
Motër, ju keni përsëritur një gabim dy herë radhazi, duke u mbështetur në dëftimin tuaj në pyetje. Ju keni pasur një lidhje me një djalë, me të cilin keni shpresuar të martoheni, por ai u largua nga ju. Pastaj pas një viti e gjysmë, pas një angazhimi për ta gjetur “fatin e jetës” keni krijuar përsëri një lidhje me një burrë të martuar. Pyetja shtrohet vetvetiu: a thua vallë për çfarë lidhje bëhet fjalë në këto dy raste?! Është fjala për lidhje legjitime martesore, pra është bërë fejesa dhe kurorëzimi, apo lidhje e palidhur?! Po llogaris se ju keni pasur qëllim të mirë dhe i keni besuar palës së kundërt në të dy rastet, por si lejuat që të vëni lidhje me dikë dhe lidhja juaj me të të jetë e jashtëligjshme?! Si u bëtë mendjelehtë dhe ratë viktimë e mësimeve të shejtanit që të vëni kontakt me mashkullin që nuk e keni asgjë dhe për ta pasur diçka nuk bëtë me të kurorëzim?! Nëse këtë gabim e bëtë në rastin e parë, atëherë pse lejuat që atë ta përsërisni edhe njëherë me një tjetër “dashamir” madje i martuar?! Po, Islami i lejon mashkullit që në një kohë të ketë kurorë edhe me bashkëshorte tjetër, por a iu bindët rrethanave që ai njeri do të ketë mundësi morale dhe materiale ta bëjë një gjë të tillë, kur ju e patë praktikisht se ai i pari u largua nga ju? Si i besuat sinqeritetit të mashkullit, kur dihet se ai, nëse nivelin fetar nuk e ka në nivelin e duhur, kërkon nga femra gjëra të shpejta dhe të përkohshme?
Unë nuk mund ta di se deri në ç’masë kishin arritur lidhjet tuaja me ata dy meshkuj, por nga vet fakti se ndiheni e lënduar, nënkupton se pasojat e dhimbshme ju detyrojnë të ndiheni e lënduar si rezultat i lidhjeve më të thelluara.
Sido që të jetë, po bëj mendim të mirë se lidhjet tuaja ishin krejt sipërfaqësore dhe jo të thelluara, pra nuk keni ra në imoralitet, por mjafton të numërohet si mëkat vet lidhja sipërfaqësore që një femër të komunikojë, të kontaktojë, të takohet etj. me një mashkull që nuk e ka të afërt.
Motër muslimane, urgjentisht pendohu tek Allahu për mëkatet e bëra dhe lute Atë vazhdimisht që të falë. Dije se kjo është një sprovë, që vet i keni kontribuuar, por në Islam çdo gjë ka rrugëdalje. Allahu thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer, 53)
Duhet të kuptoni se njerëzit për teke, dëshira, epshe e interesa personale janë në gjendje ta mashtrojnë edhe njeriun më të afërt, e të mos flasim një femër. Andaj, rastet tuaja le të jenë një këshillues i qartë për ju dhe rastet e tjera sikur ju dhe të mos përsëriten raste të tjera të ngjashme ku mund të thyhet muslimani në jetë.Kryeni të gjitha obligimet fetare, lexoni sa më shumë për fe, shoqërohuni me shoqe të mira e të devotshme, që të udhëzojnë në të mirë e të ruajnë nga të këqijat, mos vendos për fatin tënd martesor pa u konsultuar me prindërit, ruaju nga mëkatet, largohu nga shikimi i ndaluar dhe kontaktet me meshkuj të huaj, largohuni njëherë e përgjithmonë nga rrugët e djallit që të shpijnë kah e keqja dhe dëshpërimi në këtë botë, para se të dalim para Allahut për të dhënë llogari në botën tjetër.
Allahu na udhëzoftë në punë të mbara!


Muhamed Dërmaku

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Jam e zhgënjyer dhe e lënduar, më këshilloni!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Pytje edhe Përgjigje-
Kërce tek: