www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, cilat janë arsyet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, cilat janë arsyet   Sat Nov 15, 2008 12:33 am

Gërhitësi merr frymë me vështirësi për shkak se rrugët e frymëmarrjes si nëpërmjet gurmazit apo hundës janë ngushtuar. Trupi i tij nuk arrin të marrë veten gjatë gjumit, ai është tërë kohës nën stres. Kjo sjell shqetësime në zemër dhe në qarkullimin e gjakut. Truri merr shumë pak oksigjen. Hetimet kanë treguar se gërhitja ul aftësinë për t’u përqendruar dhe shkallën e inteligjencës. Gërhitja ndodh vetëm gjatë të fjeturit. Ajo ndodh kryesisht gjatë marrjes së frymës, rrallë gjatë nxjerrjes së saj. Gjatë gjumit, çdo muskulaturë e trupit fle, po ashtu ndodh edhe me muskujt e padukshëm në gojë dhe në zonën e frymëmarrjes. Kur këto muskuj shtendosen gjatë gjumit, pjesët e qullëta lëkunden dhe dridhen pas çdo frymëmarrje. Dridhja është ajo që nxjerr zhurmën tipike të gërhitjes.


Kush gërhet më shpesh


Më shpesh gërhasin burrat se sa gratë. Gratë gërhasin më shpesh kur nisin të thyhen në moshë. Shumë herë operacioni mund të ndihmojë në largimin e të gërhiturit kur arrihet të hiqet mishi që vështirëson frymëmarrjen. Ka një lidhje midis gjumit dhe karrierës. Sipas zëdhënësit të shoqërisë gjermane të studimeve mbi gjumin dhe ilaçeve për gjumë (DGFM) Göran Hajak, ata që flenë në kohë dhe sa duhet kanë shanse dy herë më të larta për të bërë karrierë dhe pasur suksese nga ata që nuk flenë mjaftueshëm.


Sa orë gjumë nevojiten
Gjumë i pamjaftueshëm është kur njeriu nuk është ngopur akoma me gjumë në mëngjes, dy orë përpara se të zgjohet me të vërtetë.
Të rriturit kanë një, dy deri tri faza lodhjeje në ditë. Nëse njeriu pushon gjatë këtyre fazave duke fjetur deri në gjysmë ore, atëherë është në gjendje të përballojë shumë më tepër punë.
Një qasje e re ndaj shpjegimit të ëndrrave vë gjithkënd në gjendje të kuptojë në mënyrë të pavarur dhe vetëshëruese ëndrrat e tij dhe njëkohësisht problemet e lidhura me to dhe mënyrat për t´i zgjidhur.

Këshilla

1-Të gjithë njerëzit duhet të flenë minimalisht 8 orë në ditë.
2-Pas drekës është e nevojshme që të dremitet jo më pak se 20 minuta
3-Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi, secila me nga 5 gjendje të ndryshme
4-Studiuesit këshillojnë që njerëzit të mos abuzojnë me gjumin, (të flenë më shumë se 10-13 orë), pasi kjo vë trurin në “gjumë”.
5-Në rast se nuk keni gjumë natën, këshillohet të konsumoni një çaj kamomil, asnjëherë qetësues. Vetëm në rast se vuani nga probleme nervore

Gjumi, shpjegues i ëndrrave

Në ëndërr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sërish në një trajtë enigmatike. Metoda e shpjegimit të ëndrrës merret pikërisht me zgjidhjen e kësaj enigme. Për këtë do të ishte i nevojshëm një ekspert, i cili do të arrinte t´i qasej thelbit të mesazhit të ëndrrës, pasiqë disa simbole vlejnë pjesërisht njëlloj për të gjithë. Dihet që gjumi është i nevojshëm për të mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetëm një periudhë pushimi, por kohët e fundit dijetarët kanë parë një lidhje midis kujtesës dhe gjumit. Freud (Frojdi) që në 1897-ën shkruante se nuk mendonte që ëndrrat ishin të pakuptimta, por ishin një mënyrë për të lëvruar përvojat e fituara. Në eksperimentet e fundit të bëra me njerëz, është vërejtur se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës janë në veprim edhe gjatë natës.

Edhe duke fjetur mësojmë gjëra të reja

Është vërejtur edhe se ata që nuk flenë sa duhet e kanë të vështirë të mësojnë gjëra të reja. Tërë këto vrojtime tregojnë se diçka ndodh me trurin kur flemë. Kështu është arritur në përfundimin se ndonëse ne nuk e kuptojmë, truri ynë gjatë natës vazhdon të punojë për sqarimin e çështjeve që na dalin gjatë ditës. Pra gjumi është i rëndësishëm për të mësuar gjëra të reja. Kjo vlen jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët, zogjtë e insektet. Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme. Në gjendjen e parë të një qarku gjumi është kaq i lehtë sa një individ që zgjohet gjatë kësaj gjendje thotë se nuk është e vërtetë që ka qenë duke fjetur. Në gjendjen që vjen pas kësaj flihet pak më thellë, dhe quhet gjumë themeltar. Në gjendjen e tretë dhe të katërt flihet thellë dhe gjatë këtyre gjendjeve trupi merr veten.

Këndvështrime të ndryshme për ëndrrat

Prej mijëra vjetësh ëndrrat përpiqen të shpjegohen pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të huajt na tregojnë se si të përkthejmë ëndrrat tona. “Ndryshimi midis këndvështrimit tim mbi ëndrrën dhe këndvështrimit tradicional qëndron në atë që unë mendoj se një ëndërr mund të përshkruhet dhe përkthehet që nga rreshti i parë e deri tek i fundit”, shpjegon dr. Max Segeth, psikologu që ka zhvilluar këtë qasje. Gjatë gjumit të thellë bëhet shartimi i fragmenteve të kujtesës së ditës dhe mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë. Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën. Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë t’i sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.

Gjumashët vdesin me shpejt

Studiuesit amerikanë kanë mbërritur në përfundimin se ata që flenë shumë orë natën rrezikohen të vdesin më shpejtë se ata të cilëve u mjaftojnë shtatë orë gjumë. Studiuesit kanë hetuar mbi një milion njerëz të moshave 30 deri 102 vjeç. Gjatë atyre gjashtë viteve që zgjati studimi vdekshmëria ishte më e ulët midis atyre që flinin shtatë orë përnatë, duke pasur parasysh edhe moshën, nëse personi pinte duhan dhe problemet e mëparshme shëndetësore. Atyre që flinin të paktën një orë më tepër ose më pak u rritej ndjeshëm rrezikshmëria për të vdekur. Rrezikshmëria për të vdekur rritej me 15 % tek ata që flinin 8,5 orë ose më pak se 4,5 orë.

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, cilat janë arsyet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Filozofi & psikologji-
Kërce tek: