www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 është vetëvrasja mëkat i madh?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: është vetëvrasja mëkat i madh?   Sat Dec 06, 2008 2:37 am

Shkruar nga Elvana



Pyetje:
Para një periudhe të afërt, ka bërë vetëvrasje një i afërm
i imi dhe tani të gjithë vetëm për këtë mendojnë, se për çfarë
arsye e ka bërë pasi i ka pasur të gjitha kushtet në jetë. Dhe,
a është ky një mëkat shumë i madh që ai ka bërë?


Përgjigje:
Allahu na faltë të gjithëve!Vetëvrasja është prej gjynaheve më të mëdha sipas mësimeve islame. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e mbytë vetën me ndonjë mjet, do të dënohet me të Ditën e Kiametit.” (transmeton Buhariu dhe Muslimi)Vetëvrasja, padyshim nuk është rrugëdalje prej ndonjë problemi, por është futje edhe më e thellë në probleme, kur dihet se jeta e njeriut nuk përfundon me daljen e tij prej kësaj bote, pasi që njeriu është i pavdekshëm.Për gjithçka të shkuar duhet të pajtohemi, qoftë e mirë apo e keqe ajo e shkuar. Duhet të pajtohemi me kaderin dhe duhet ta dimë se ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por duhet të punojmë për të ardhmen dhe mos t’i përsërisim gabimet e kaluara. Të marrim mësim edhe prej gabimeve të tjerëve. Mos e lodhni vetën tani për shkaqet e mundshme, që e kanë çuar të afërmin tuaj deri në vetëvrasje, sepse asgjë nuk mund të përfitoni. Ai po të donte të keni edhe ju qasje në telashet e tij, do ta hapte zemrën dhe do ta ndanit së bashku shqetësimin e tij, por sigurisht se shejtani e ka bindur më shumë që ai të përfundojë ashtu.Duhet ta dini se vetëvrasja është mëkat i madh dhe nuk e nxjerrë vetëvrasësin prej Islamit, andaj me gjithë mëkatin e rëndë, guxojmë dhe duhet të shpresojmë në faljen dhe mëshirën e Allahut, përderisa mëkatkryesi nuk ka dalë prej kornizës së muslimanit. Nga ju kërkohet që sa më shumë t’i intensifikoni duatë, që Allahu ta falë atë.Allahu e di më së miri!


Muhamed Dërmaku

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
ueida

avatar

Numri i postimeve : 1
Registration date : 03/12/2009

MesazhTitulli: Re: është vetëvrasja mëkat i madh?   Thu Dec 03, 2009 9:27 pm

Es-selamu alejkum All-llahu ju shperbleft per ket pune inshAllah.
nje pergjigje per temen:Vetevrasja pa mare parasysh ,menyren a shkakun per te cilin behet,eshte nje prej gjynaheve me te medha.Allahu xh.sh.thote:"Kush vret qellimisht nje besimtar,do te kete si shperblim xhehnemin,ku do te mbese pergjithmone.Zemerimi dhe mallkimi i Allahut do te jene mbi te e Ai ka pergatitur per te nje denim te dhimshem"(En-Nisa:93)
Ndersa Pejgamberi s.a.u.s.,ka thene:"Kush vret veten me diqka,do te torturohet me te ne zjarrin e Xhehnnemit ku do te mbetet pergjithmone".
Shkaku kryesor qe e qon njeriun ne vetevrasje,zakonisht,eshte paaftesia e tijper te perballur problemet dhe ftekeqesite e ndryshme te jetes.Ky njeri mendon se duke i dhene fund jetes,do tu jape fund problemeve te tij,gje qe nuk eshte e vertete,pasi me kete gje ai nuk ben asgje tjeter,pos qe kalon nga shiu ne bresher.Nese ai do te tregohej i duruar ,nuk do te ishte e larget dita kur,me ndihmen e All-llahut xh.sh.do ti vinte fundi kesaj periudhe te veshtire te jetes se tij,se eshte e pamundur qe jeta e njeriut te vazhdoje me te njejtin ritem.

Iben Uthejmini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
është vetëvrasja mëkat i madh?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Galeri? Ku është?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Pytje edhe Përgjigje-
Kërce tek: