www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Dieta qe mbron nga kanceri i prostates

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

avatar

Numri i postimeve : 97
Age : 33
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: Dieta qe mbron nga kanceri i prostates   Mon Feb 16, 2009 4:06 pm

Mosha, hormonet, raca dhe genet, mënyra e ushqyerjes janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të prostatës. Sëmundje kjo që vitet e fundit po përhapet ndjeshëm dhe në vendin tonë. Për mjekët një regjim ushqimor i përshtatshëm arrin të mbrojë dhe të ulë rrezikun për shfaqjen e kësaj forme tumorale. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku urolog, doktor i shkencave mjekësore Rezar Rusi, shpjegon se cila është menyja që ndikon në uljen e rrezikut për shfaqjen e kancerit në prostatë:
Doktor, çfarë ndikon në shfaqjen e kancerit në prostatë?
Kanceri i prostatës është një sëmundje që shfaqet kryesisht në meshkujt mbi 50 vjeç. Janë disa faktorë që luajnë rol në shfaqjen e kësaj sëmundje të tilla si: mosha, hormonet, raca dhe genet. Kështu studime kanë parë se te afro-amerikanët sëmundja përparon më shpejt se në grupet e tjera. Fatkeqësisht ne nuk mund të veprojmë te këta faktorë. Veç këtyre njihet disa faktorë të tjerë, si ushqimi dhe aktiviteti fizik, te të cilët ne mund të bëjmë diçka. Kanceri i prostatës është më i përhapur në vendet e zhvilluara dhe më pak në vendet e pazhvilluara. Mendohet se një shkak i këtij ndryshimi është mënyra e ushqimit. Në vendin tonë vitet e fundit me përmirësimin e standardit të jetesës, dhe mënyrës së ushqimit, është rritur numri i rasteve me kancer të prostatës. Më parë për shkak të kushteve ekonomike-sociale kanceri i prostatës ka qenë më i rrallë.
Si ndikon ushqyerja në shfaqjen e kancerit?
Marrja e sasive të mëdha të yndyrave është parë se rrit rrezikun për obezitetit dhe sëmundje si ato të zemrës, hipertensionit dhe diabetit. Gjithashtu është parë se ekziston një lidhje e dukshme mes konsumimit të yndyrave dhe kancerit të prostatës.
Yndyrat dhe kolestroli janë pjesë e ndërtimit të hormoneve siç janë androgenet që shoqërohen me shfaqjen e kancerit të prostatës. Studime kanë parë një lidhje mes rritjes së nivelit të testosteronit në mënyrë kronike (androgeni më i rëndësishëm) dhe rritjes së yndyrave. Kështu është parë se vegjeterianët që konsumojnë një dietë me pak yndyra, kanë një nivel më të ulët të testosteronit, në krahasim me ata që konsumojnë mish.
Yndyrat ndahen në dy grupe: yndyra të ngopura dhe të pangopura. Yndyrat e pangopura quhen yndyra “të shëndetshme”. Këto përmbajnë dy elemente të rëndësishme siç janë Omega 6 dhe 0mega 3. Ato duhen konsumuar rregullisht dhe në mënyrë të moderuar. Omega 3 gjendet në disa peshq, si: salmoni, toni, merluci, sardelet etj, ndërsa Omega 6 gjendet në yndyrat shtazore, në arra, bajame, kikirikë, vajrat vegjetalë. Nuk rekomandohet përdorimi i vajit të kikirikut, shumë i përshtatshëm është ai i ullirit. Yndyrat e ngopura quhen “pak të shëndetshme”. Këto duhen të reduktohen, nuk duhen evituar, por duhet kufizuar në maksimum. Këto yndyra gjenden kryesisht në prodhimin shtazore si mishi dhe bulmetrat. Duhet theksuar se një formë e dëmshme e yndyrave është ajo e skuqur dhe hydrogjenizimi i yndyrave d.m.th margarina.
Çfarë duhet të përmbajë një dietë që të ketë pak yndyrë?
Nuk është vështirë të përdorësh një dietë me pak yndyrë. Fillohet duke evituar ushqimet e skuqura si dhe duke ngrënë porcione të vogla mishi, sidomos mish i kuq, cipa e pulës, të derdhet yndyra nga tigani përpara se të hidhet salca, të pakësohet sasia e gjalpit, margarinës, vajit, etj. Të hahen më shumë fruta dhe perime, fasule, makarona, mish dhe bulmetra me pak yndyrë.
Po përsa i përket proteinave, cilat rekomandohen?
Proteinat ndahen në shtazore edhe në bimore. Mishi është i pasur me proteina, po ka shumë yndyrë. Peshku është i pasur me proteina dhe pak yndyrë. Qumështi dhe produktet e tij janë burime proteinash, por kanë yndyrë. Për këtë arsye rekomandohet të përdoret djath dhe kos që përmbajnë pak yndyrë ose qumësht me 1% yndyrë. Rekomandohen proteinat bimore, të cilat përveç vlerave ushqimore, ato janë të pasura me karbohidrate. Burimet më të pasura të proteinave bimore janë: bishtajat, bizelet dhe fasulet, bathët, thierza. Por meqenëse proteinat shtazore përmbajnë shumë aminoacide, rekomandohet që bishtajoret (legumet) të kombinohen midis tyre për të plotësuar këto elemente.
Po për sa i përket karbohidrateve (sheqernave)?
Karbohidratet sigurojnë karburantin më të mirë për trurin, sistemin nervor qendror dhe qelizat e rruazave të kuqe të gjakut.
Karbohidratet ndahen në të thjeshta dhe komplekse. Të thjeshtat gjenden te mjalti, ndërsa komplekset gjenden te gruri, misri, orizi, bishtajoret, patatet. Fibrat gjenden vetëm te ushqimet bimore si frutat, perimet, gruri, drithërat,etj.
Studime të ndryshme kanë treguar se antioksidantët kanë një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të prostatës…
Po është e vërtetë që ushqimet që përmbajnë antioksidantë ndikojnë për të qenë i shëndetshëm dhe luftuar sëmundjet. Më të rëndësishmet janë ushqimet që përmbajnë antioksidantë, pasi njihet veprimi i tyre ndaj molekulave të radikaleve të lira të oksigjenit, të cilat dëmtojnë ADN dhe ndikojnë në shfaqjen e kancerit. Vitamina E, seleni (lloj minerali), fitonutrientët janë antiokadsidantë të fuqishëm. Ndaj rekomandohet që të konsumohen çdo ditë qoftë dhe një porcion që përmban nga këto antioksidantë. Në disa rset nëse ushqimet nuk mjaftojnë duhen adaptuar suplemente që përmbajnë këta antioksidantë. Studimet kanë treguar se ekziston një lidhje e dukshme mes konsumimit të ushqimeve që përmbajnë vitaminë E dhe kancerit në prostatë. Është parë se personat që kanë nivele të larta të vit. E në gjak kanë shfaqur një risk më të ulët për kancer të prostatës. Zakonisht gjendet në ushqimet bimore me yndyrë si: arra, bajame, kikirikë, fara luledielli. Fatkeqësisht burimet e kësaj vitamine, përmbajnë shumë yndyra, ndaj nuk rekomandohet që të teprohet me to.
Seleni gjendet te disa lloj peshqish, ndërsa fitonutrientët janë likopeni që ndodhet te domatja, salca, shalqini, kechup-i, etj, grepfruti, çaji jeshil, dhe çokollata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.rinia.4umer.net
 
Dieta qe mbron nga kanceri i prostates
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: