www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Ditet e ftohta, shtojne sinozitet dhe bajamet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

avatar

Numri i postimeve : 97
Age : 33
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: Ditet e ftohta, shtojne sinozitet dhe bajamet   Mon Feb 16, 2009 4:10 pm

Virozat stinore dhe ndryshimet e theksuara të temperaturave, kanë shtuar numrin e rasteve me bajame, sinozite dhe infeksione të veshit. Mjekët tërheqin vëmendjen, që me shfaqjen e shqetësimeve të para të drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime më serioze. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku otorino-laringolog, Ylli Kërçani, shpjegon shkaqet, komplikacionet dhe mënyrën e parandalimit të këtyre problemeve:
Doktor, cilat janë shqetësimet kryesore që janë paraqitur këto ditë?
Ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të rasteve me probleme të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, kryesisht të bajameve, sinoziteve dhe infeksioneve të veshit.
Ka faktorë favorizues?
Luhatjet e theksuara të temperaturës, sidomos ulja e madhe e tyre për disa ditë dhe rikthim më pas në temperatura normale, bën që të bie mbrojtja e sistemit imunitar dhe viruset që qarkullojnë të sulmojnë organizmin. Virozat stinore po ashtu ndikojnë në uljen e rezistencës dhe mund të ndodhë që mbi gjendjet virusale të mbivendoset një gjendje mikrobiale, e cila nëse nuk trajtohet në kohë dhe në mënyrën e duhur, ndikon në shfaqjen e ndërlikimeve si otitete, tonsilitet apo dhe sinozitet.
Cilat janë sinjalet e alarmit që duhet të na detyrojnë t’i drejtohemi mjekut?
Shpesh neglizhohet ndaj disa sinjaleve që lëshon organizmi. Një bllokim i vazhdueshëm i hundëve, apo dhe një skuqje e lehtë e bajameve nuk merret seriozisht dhe konsiderohet si shenjë “gripi”. Ndërkohë këto shenja duhet të trajtohen nga mjeku specialist, sepse pas fazës akute që mund të manifestohet vetëm me një skuqje të lehtë të bajameve, mund të kalojë në ndërlikime më serioze. Po ashtu dhe bllokim i hundëve, që zgjat disa ditë, nuk duhet menduar si një gjendje gripale, por si shenjë e një sinoziti të mundshëm. Prandaj rekomandohet që çdo shenjë të merret seriozisht dhe të shkohet të trajtohet te mjeku.
A ka ndonjë mënyrë për t’u mbrojtur dhe për t’i parandaluar këto probleme?
Parandalimi është kompleks. Ai përfshin kujdes në veshje, në mënyrën e ushqyerjes, në ambientin ku jetohet dhe punohet. Kështu duhet që veshja t’i përshtatet luhatjeve të temperaturave dhe korrekteve të ajrit. Duhet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra, që shërbejnë si “barrierë” ndaj sëmundjeve virale dhe në forcimin e sistemit imunitar. Më kryesorja është mbajtja pastër e hundës me solucion fiziologjik dhe vazokonstruktorë, të shoqëruara këto me dezinfektues të gojës dhe faringut. Natyrisht nevojiten kontrolle dhe ndjekje e vazhdueshme nga mjeku specialist otorino-laringolog, në mënyrë që problemet të diagnostikohen dhe trajtohen në kohë, për të shmangur ndërlikimet e mundshme që mund të shfaqen.

Këshilla

Çfarë mund të përdoret:
-Shmangni vendet e mbipopulluara
-Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit
-Pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me vitamina
-Përdorni fiziologjik për zhbllokimin e hundëve
-Shmangni qëndrimin në ambiente me korrente ajri
-Qëndroni larg personave të prekur nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
-Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të lagështa
-Mbrohuni në maksimum nga gripi
-Tregoni kujdes në mënyrën e veshjes, sidomos në ditët që kanë luhatje të theksuara temperaturash
-Konsultohuni me mjekun specialist për çdo shqetësim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.rinia.4umer.net
 
Ditet e ftohta, shtojne sinozitet dhe bajamet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: