www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Disa rregulla të mirsjelljes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Disa rregulla të mirsjelljes   Fri Apr 24, 2009 12:57 am

Diskutoni qetë me personin...




1. Mos u ndal ne problemin por në elementet që e kanë shkaktuar atë, dhe ndoshta do ta shoqërosh dhe tejkalosh problemin duke i shëruar simptomat e tij, duke ua prerë rrënjët intrigave dhe shkaqeve te problemit – kontestit te pazgjidhur.

2.Diskutoni qetë me personin në fjalë (që keni hasur ne moskuptim).

3. Gjatë bisedës trego kulturë, modesti dhe maturi, fizionomi të çelur, duke e shikuar në fytyrë bashkëbiseduesin, fillo duke u nisur nga pikat e afërta dhe ato që pajtoheni, për të kaluar në ato pika të largëta dhe ato që reflektojnë mospajtim. Dhe ruaju nga : - Zëri i ngritur, vrazhdë, i rreptë dhe i egër. - Shikimi i mërrolur dhe i tendosur - Fytyra e vranët dhe nënçmuese - Gjestet dhe mimika vulgare, shkaktojnë iritime dhe revoltë, sado që fjalët janë me vend dhe replikat me qëllim të mirë, këto kanë dallim të madh në efektin e suksesit të kërkuar, krahasuar me anët tjera të njerëzores gjatë bisedës, këshillës dhe konsultimit personal apo kolektiv si: - Zëri i matur, butë, ngadalshëm dhe i qartë - Shikimi njerëzor, natyrshëm, jokërcënues dhe modest - Sjellja serioze dhe dinjitoze, e lirë dhe e hareshme - Fytyrë çelur, sinqeritet shprehur dhe menaxhimi i fizionomisë me fjalën - Moszgjatja e kohës dhe muhabetit, por as mangësi dhe mjegull e paqartësi.


4. Respektimi i terminit të lënë për takim ose njoftimi paraprak për pamundësi të pjesëmarrjes.


5. Shikimi “spontan” i orës i jep shenjë bashkëbiseduesit për monotoni të takimit, ndërsa përkujtimi se duhet të ndërprenë bisedën apo se duhet te shkurtoni kohën e takimit e rritë efikasitetin e mirëkuptimit te takimit.

6. Anashkalimi i bisedës me ndonjë bisedë tjetër, leximi i gazetës, etj..tregon simptome të jo interesimit të mjaftueshëm.

7. Shikimi i shpeshtë anash e humb koordinimin e bisedës dhe përqendrimin në temë.

8. Premtimi i tepërt e pakëson mundësinë e realizimit dhe zvogëlon dinjitetin reciprok.

9. Thirrja e bashkëbiseduesit vetëm kur keni punë, dhe mos lajmërimi-njoftimi për takim me kohë, i vështirëson raportet njerëzore dhe vëllazërore.

10. Mosinteresimi për punët dhe gjendjen e bashkëbiseduesit por fokusimi vetëm për nevojat tona, shkakton njëanshmëri.

11. Mendimi se: ju ndihmoj njerëzve atëherë kur i kryej punët e mia, dhe ju kushtoj kohë të tjerëve atëherë kur të më “teproj” koha ime, bënë që edhe të tjerët të na trajtojnë me të njëjtin protokoll.

13. Këshilla në katër sy, e ruan personalitetin dhe dinjitetin e njeriut, e kundërta e saj “këshilla” në masë është hipokrizi, kritikë dhe satirë nënçmuese..


14. Mbulimi i gabimeve të vogla , dhe minimizimi i atyre sidomos për ata që rrallë bien në to, është cilësi e njerëzve të mirë, të cilët urtinë e kultivojnë para akuzimit e vrazhdësisë dhe, faljen para ndëshkimit.

15. Bujaria ndaj vëllait dhe ndihma kur ke nevojë edhe vet, është shembulli më i lartë i fisnikërisë, këtë nuk e arrijnë tjerët përveç atyre që presin shpërblim nga All-llahi xhele shanehu.

16. Fjala e mirë pranohet nga veshi dhe lëshon rrënjë në zemër, duke dhënë fruta të ëmbëlsisë, buzëqeshjes dhe ngrohtësisë, përkundër fjalës së vrazhdë e cila edhe nëse dëgjohet ajo nuk pranohet lehtë nga veshi, vështirë depërton në zemër dhe shkakton neveritje.

17. Shpotitja e tepërt edhe në mahi, llagapet e liga dhe ofiqet nënçmuese, ndikojnë në pasqyrën e personalitetit njerëzor, disa janë po si pasqyrat, lehtë lëndohen dhe vështirë riparohen, të tjerët lehtë thyhen e lehtë riparohen, ndërsa disa të tjerë vështirë thyhen por edhe vështirë riparohen.

18. Serioziteti i matur është nëna e mirësjelljes, buzëqeshja është antenë e afrimit, ndërsa fjala me vend çelës i zemrave.

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Disa rregulla të mirsjelljes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: