www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Umu Sulejm (Nëna e Sulejmit)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Umu Sulejm (Nëna e Sulejmit)   Fri Apr 24, 2009 1:02 am

Mehri i tij për të ishte pranimi i fesë islame.






“Nuk kemi njohur ndonjë mehër më të çmuar sesa mehrin e Ebu Talhas për Umu Sulejemen. Mehri i tij për të ishte pranimi i fesë islame.”

Umu Sulejmeja ishte një zonjë me moral të lartë, mendjemprehtë dhe me cilësi të larta.

Ebu Talha, para se ta pranonte islamin,vendosi per te kërkuar për martesë Umu Sulejmin. Ai ishte një burrë i pjekur, gëzonte respekt të madh dhe kishte pasuri të madhe, për të cilat njerëzit ia kishin lakmi... Përveç kësaj, ai ishte kalorës i njohur i fisit të tij, Benu Nexh xhar, dhe njëri prej shigjetarëve të saktë dhe të rrallë të Jethribit..

Ebu Talha arriti te shtëpia e Umu Sulejmes. Kërkoi leje nga ajo që të hynte brenda dhe ajo e lejoi. Në praninë e djalit të saj, Enesit, ai i propozoi që të martohet me të...
Ajo i tha:
- Në të vërtetë, njeriu si ti nuk refuzohet, o Ebu Talha, por unë nuk do të martohem me ty sepse ti je jobesimtar.
Ebu Talha mendoi që Umu Sulejmeja me këtë qëndrim po vë kusht për ta refuzuar dhe se, sipas mendimit të tij, ajo ka zgjedhur një njeri tjetër, më të pasur, nga ndonjë fis më i famshëm.
Atëherë iu drejtua asaj:
Për Zotin, ky nuk është shkaku që të më refuzosh, oj Umu Sulejme.
E cili mund të jetë ai? pyeti ajo.
I verdhi dhe i bardhi... ari dhe argjendi, i tha ai...
Ari dhe argjendi?! pyeti ajo e befasuar.
Po, tha Ebu Talha.

Megjithatë, unë dëshmoj para teje, o Ebu Talha, dëshmoj para Zotit dhe Pejgamberit të Tij se, po qe se pranon fenë islame, do të të pranoj për burrë timin, pa ar dhe pa argjend, kurse pranimi i fesë islame nga ana jote le të jetë mehri yt për mua...

Vazhdoi ajo ti thote: "A nuk ke turp të adhurosh një dru që mbin nga toka, të cilin e ka mbjellë robi i filan familjeje? Nëse ti pranon Islamin, tjetër dhuratë prej teje nuk dua."

Më jep kohë derisa ta pleqëroj - tha ai. Shkoi dhe pastaj u kthye dhe tha: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Allahut.
Po çfarë mund të bëj unë në lidhje me pranimin e Islamit? - pyeti Ebu Talha.
Eshtë Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, shko tek ai dhe dëshmoje para tij Islamin tënd - e porositi Umu Sulejmi.
U nis Ebu Talha, ndërsa Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, kur e pa, tha: Po vjen Ebu Talha, duket në sytë e tij shkëlqimi i Islamit. Atëherë, ai rrëfeu se ç'i kishte ngjarë atij me Umu Sulejmin, dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, i kurorëzoi ata, me të njëjtin mehër që e kishte kushtëzuar ajo.

Në Islam pra, çështja e martesës është madhështore, pasi është shtyllë e familjes myslimane, rrugë e gjetjes së qetësisë dhe lumturisë, si dhe mënyrë e shtimit të burrave dhe grave të mira, duke qenë shëmbëlltyrë e bukur dhe duke pasur edukatë të shëndoshë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ka vënë dy kushte, të cilat duhet t'i plotësojnë ata që trokasin në derën e ndonjë familjeje për t'i kërkuar vajzën. Ai, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nëse ju vjen dikush (për t'ju kërkuar vajzën) Feja dhe morali i të cilit ju pëlqen, martojeni" (shënon Tirmidhiu).

O bija myslimane... kujdes të mos harrosh porosinë pejgamberike lidhur me zgjedhjen e bashkëshortit, mos u mashtro me dukjen e jashtme dhe stolitë e kësaj dynjaje.

Çdo babai dhe vëllai u themi: ki frikë Allahun e kujdes ndaj atyre që janë në kujdesin tënd. Kujdes nga tradhtia e amanetit, duke i martuar (bijat dhe motrat) me burra që s’i plotësojnë dy kushtet thelbësore: përpikërinë fetare dhe moralin! Kontribuo që të martohen me burra të mirë dhe të hairit, sepse shpëton nga mëkati dhe e bën të lumtur vajzën që ke në përgjegjësi.

_________________
Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Umu Sulejm (Nëna e Sulejmit)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: