www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Vrapimi shkakton eufori!?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Vrapimi shkakton eufori!?   Fri Oct 17, 2008 2:34 am

Personat të cilët vazhdimisht ushtrojnë gjithmonë flasin për atë ndjenjën e shkëlqyer që e kanë gjatë apo pas aktivitetit fizik.

Disa prej tyre madje pohojnë se ndjehen sikur kanë marrë ndonjë lloj droge për disponim më të mirë. Substancat të cilat kanë ndikim në nxitjen e ndjenjës së disponimit janë endorfinet, opioide të cilat prodhohen nga truri.
Mirëpo, meqenëse nuk është e mundur që të caktohet vlera e endorfineve të prodhuara nga truri pas aktivitetit trupor, teoria e euforisл sportive nuk është vërtetuar në mënyrë shkencore.

Megjithatë, duke iu falënderuar teknologjisë së re mjekësore, disa shkencëtarë gjermanë kanë arritur të vërtetojnë se vrapimi sjell deri te niveli I rritur i endorfineve në tru.

Këto endorfine veprojnë në qendrën trunore për emocione, dhe njëkohësisht e rritin pragun e tolerancës për dhimbje.

Ende nuk dihet nëse efekti është i ngjashëm te të gjithë, meqenëse disave u pëlqen aktiviteti trupor, e të tjerëve jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Vrapimi shkakton eufori!?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: