www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumiForumi  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  IdentifikohuIdentifikohu  RegjistrohuRegjistrohu  
Share | 
 

 Të thithurit e Duhanit dhe ruajtja e shëndetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe



Numri i postimeve: 281
Registration date: 16/10/2008

MesazhTitulli: Të thithurit e Duhanit dhe ruajtja e shëndetit   Fri Oct 17, 2008 12:41 am

Në grupet e narkomanisë, si shprehi negative, sidomos tek të rinjtë, bën pjesë edhe teë thithurit e duhanit apo tymosja.

Të thithurit e duhanit apo narkomania nikotine, sot është shumë e përhapur në popull e sidomos tek te rinjtë e të rejat në moshën shkollore, kjo shprehi (veti) negative për jetën e njeriut, por përkrah intenziteti nuk është e rrezikshme sa që është narkomania, sepse duhani nuk len pasoja të rrezikshme në organizmin e njeriut, psikofizika, siç ka të konsumuarit e narkomanisë (kanabisi, marihuana etj.)

Duhani, që sot e përdorin një numër i madh njerëzish, prejardhjen e ka nga Amerika Jugore, e cila bimë më vonë u përhap edhe në Evropë që nga viti 1560. Kjo bimë, gjethet e së cilës u bënë shumë të këndshme për thithje e pastaj u bë „modë“ për tymosje, merr karakter „priviligues“ e satisfakcion erotik-oral. Sot përdoret si shprehi kënaqësie (eufori) mirëpo, kjo eufori zgjatë një kohë të shkurtër, si disponim tek personat qe e perdorin, a në realitet, len pasoja të rrezikshme në organizmin e njeriut.

Ekspertët që merren me studimin e thithjes së duhanit, kanë ardhë në përfundim se 65% e konsumojnë meshkujt ndërsa 35% femrat.

U fol se, pasojat janë të mëdha për ata që e thithin duhanin, kur e dijmë se në një cigare duhani përmban 1.5% nikotinë (katrani i duhanit). Të thithurit e duhanit, nuk ndikon njësoj tek të gjithë duhangjinjtë. Pse ?

Disa vetëm tymosin e disa thithin tymin, kuptohet se tek ata persona nikotini ndikon thellë në organizmin e kështu që më vonë paraqiten sëmundje të rënda e me pasoja siç janë: të kolliturit e tepërt, pengesa ne frymemarrje, prishja e dhëmbëve, sëmundjet në mëlqi, sëmundjet kardio-vaskulare, ndryshimet në anatominë e sistemit etj. E çka është edhe më e rrëzikshme, sëmundjet malige (karsinoma (raki)).

Se sa është e dëmshme të thithurit e duhanit, ekspertët kanë bërë prova të ndryshme. Disa eskpert françez, kanë bërë prova tek disa kafshë (sisarë), në organet e mbrendshme të atyrë kafshëve kanë futur nikotinë. Gjatë zhvillimit të embrioni, janë paraqitur anamali, kështu që të vegjëlit e atyrë kafshëve, kanë lindur me pasoja, të meta.

Poashtu prova eksperimentale janë bërë edhe tek disa femra të reja gjatë shtatëzanisë, ku gjithashtu është vërejtur se në zhvillimin embrional janë paraqitur anomali tek foshnjet ende te palindura, ose më vonë janë paraqitur sëmundje të ndryshme në pikëpamje psik-fizike, në ndërtimin e anatomisë trupore, hendikepike etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 

Të thithurit e Duhanit dhe ruajtja e shëndetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: -