www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

Share | 
 

 Tensioni i gjakut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

avatar

Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

MesazhTitulli: Tensioni i gjakut   Fri Oct 17, 2008 2:44 am

Rezultatet e një studimi të ri mbi tensionin e gjakut tek të moshuarit, tregojnë se kjo sëmundje tek shumë nga personat mbi 80 vjeç jo vetëm që është një dukuri e përhapur por shumica e tyre nuk marrin trajtimin e nevojshëm. Thjesht, rezultatet e studimit tregojnë se jeta ose cilësia e jetës së këtyre të moshuarve është në rrezik serioz. Tensioni i gjakut të 80 vjeçarjes Xhin Çemers është 13 me 6, tregues mjat të mirë falë ilaçeve që ajo merr. “Pa këto ilaçe, tensioni do të me ngrihej shumë”, thotë ajo. Doktor Donald Lloyd Xhons thotë se mbi 75 përqind atyre që u përfshinë në studim vuajnë nga tensioni i lartë. Doktor Lloyd Xhons i universitetit Northwestern në Boston dhe kolegët e tij pranë institutit Framingham mbi studimin e sëmundjeve të zemrës morrën në shqyrtim për 6 vjet rresht mbi 5 mijë njerëz të moshuar. Gjatë studimit u vu re se punonjësit e shëndetësisë nuk i kushtojnë vemendjen e duhur tensionit të lartë tek personat e moshuar dhe nuk marrin masa për uljen ose vënien e tij nën kontroll. Sipas studimit, tek personat mbi 80 vjeç tensioni i lartë ishte trajtuar vetëm tek 38 përqind e burrave dhe tek 23 përqind e grave. “Jo vetëm kaq”, thotë doktor Lloyd Xhons, “por brenda 6 vjetëve të studimit, 25 përqind e më të moshuarve që vuanin nga hipertensioni ishin prekur nga sëmundje kardiovaskulare, çka do të thotë se ata ishin shtruar në spital pasi kishin pësuar goditje në zemër ose goditje në tru”.

Pra rreziqet e tensionit të lartë të gjakut janë reale dhe ilaçe të tilla si Thiazide Diuretikë janë treguar të efektshëm për uljen e tensionit dhe ato nuk kushtojnë shumë. Por sipas studimit, ilaçe të tilla marrin vetëm 33 përqind e personave mbi 80 vjeç.

Doktor Lloyd Xhons thotë se shumë prej pacientëve të tij që janë mbi 80 vjeç i thonë se kanë bërë një jetë të mirë dhe nuk befasohen edhe në se vdesin, por ata nuk duan të pësojnë ndonjë goditje cerebrale e të humbasin vetëdijen. Mënyra më e mirë për parandalimin e këtyre rasteve është vënia nën kontroll e tensionit të gjakut. Kjo është arsyeja që Xhin Çemers thotë se sado e moshuar që të jetë ajo do të vazhdojë t’i marrë ilaçet kundër tensionit, përfshi ilaçet diuretikë.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net
 
Tensioni i gjakut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: